Interi refuzon çdo ofertë për sulmuesin argjentinas

Skuadra e Interit refuzon çdo ofertë të mundshmë që vjen nga klubet e tjera për Lautaro Martinez dhe vë bast për argjentinasin në të ardhmen e tij në qendër të projektit zikaltër.

Në fakt, siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, në ndeshjen kundër Benfika-s, një agjent është shfaqur në stadium, ku i ka komunikuar Interit interesimin e Man. Junajtedit dhe Totenhamit për kartonin e sulmuesit argjentinas.

Gjithsesi, klubi zikaltër do të kishte bërë të ditur se nuk ishte i interesuar të hapnin diskutime duke konsideruar Lautaron si në krye të projektit për të ardhmen.

LEXO EDHE:

Back to top button