Interi rinis bisedimet për ish-lojtarin e Juventusit

Pas largimit të Milan Skriniar, skuadra e Inter është ende në kërkim të një mbrojtësi. Sipas “Corriere Della Sera”, zikaltërit kanë nisur të interesohen sërish për mbrojtësin 25-vjeçar turk Merih Demiral.

Lojtari aktualisht luan me Atalanta në Serie A, ekip me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2026. Kostoja e kartonit të tij është rreth 20 milionë euro, ndërkohë që Demiral ka luajtur edhe me Juventus në Serie A.

Kontaktet mes Interit dhe menaxherit të lojtarit kishin nisur që muaj më parë, por ishin ndërprerë. Zikaltërit shpresonin të sillnin në Milano mbrojtësin spanjoll Cesar Azpilikueta, që më pas vendosi të shkojë tek Atletiko Madrid.

Kështu që, Interi i është rikthyer mbrojtësit turk, që prej 4 vitesh luan në Itali (ka luajtur edhe me Sassuolo). Interi synon që ta marrë lojtarin në formë huazimi për një sezon, me të drejtë blerje verën e ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button