Amir Rrahmani, i dashuruar pas “Ferrarit”

Amir Rrahmani ishte i pranishëm në Çmimin e Madh të Austrisë. Mbrojtësi shqiptar i Napolit ka bërë një ndalesë brenda “bokseve” të Ferrarit, prej nga ka postuar me shumë entuziazëm një foto me “të kuqtë” e Karlos Sainz.

Përgatitjen e njëvendësheve Rrahmani e ka përjetësuar edhe përmes videove, që i ka dokumentuar në Instagram.

Një pasdite e veçantë për kapitenin e kombëtares së Kosovës, i cili po pushon pas fitores historike të ‘Skudetos’ dhe në funksion të rifillimit të stërvitjeve të planifikuara me urdhër të trajnerit të ri, Garsia.

LEXO EDHE:

Back to top button