Penalitetet pas garës së Austrisë, e pësojnë Ferrari e Mercedesi

Gjatë garës së Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Zeltweg, pati mjaft penalitete me nga 5 sekonda për pilotët, për shkak se tejkaluan limitet e pistës. Pas garës, skuadra e Aston Martin bëri një apel, që u pranua nga komisarët e garës, duke vendosur penalizime të tjera për disa pilotë. Nga mbi 1.200 xhiro që u zhvilluan në total nga pilotët, janë hequr 83 prej tyre, duke sjellë sërish penalizime veç atyre që u dhanë në garë.

Podiumi nuk ndryshon, me Verstapenin, Leklerk dhe Perez, por e pësoi spanjolli Karlos Sainz me Ferrarin, që pas gare mori një tjetër penalizim me 10 sekonda përveç atij në garë. Për pasojë, ai zbret nga vendi i katërt në të gjashtë.

Po me 10 sekonda u penalizua edhe Luis Hamilton me Mercedesin, që zbret në vendin e tetë, duke humbur një pozicion. Penalitetet pas garës morën edhe Gasly (10 sekonda), Albon (10 sekonda), Okon (30 sekonda), Sarxhent (10 sekonda), De Vries (15 sekonda) e Tsunoda (5 sekonda).

 

RENDITJA PAS PENALIZIMEVE

1-Max Verstappen (Red Bull)

2-Charles Leclerc (Ferrari)

3-Sergio Perez (Red Bull)

4-Lando Norris (McLaren)

5-Fernando Alonso (Aston Martin)

6-Carlos Sainz (Ferrari)

7-George Russell (Mercedes)

8-Lewis Hamilton (Mercedes)

9-Lance Stroll (Aston Martin)

10-Pierre Gasly (Alpine)

LEXO EDHE:

Back to top button