Interi shkruan histori, katër ndeshje pa pranuar gol në Champions

Interi po kalon një moment të artë në Ligën e Kampionëve, teksa kryeson renditjen me 13 pikë në 5 ndeshje. Zikaltrit e Inzagit, regjistruan fitoren e katërt radhazi ndaj Lajpcigut.

Interesant është fakti se interistët nuk kanë pësuar ende gol në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Duke marrë parasysh Kupën e Europës dhe Ligën e Kampionëve, Interi ka fituar katër ndeshje radhazi pa pësuar gol, për herë të parë në historinë e tyre (zikaltrit grumbulluan një seri prej tre fitoresh pa pësuar gol në vitet 1966-67 dhe 2009-10).

LEXO EDHE:

Back to top button