Levandovski: Deri në fund të sezonit duhet të fitojmë çdo ndeshje
Robert Levandovski rrëmbeu skenën me dopietën e realizuar në duelin e Ligës së Kampionëve ndaj Brestit, duke u ngjitur në kuotën e 101 golave. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, bomberit polak i pëlqen të jetë mes Mesit dhe Ronaldos.
101 gola? Jam shumë i lumtur, shumë i lumtur. Një numër i madh. Nuk mendoja se mund të shënoja kaq shumë gola në Ligën e Kampioneve.
Përkrah Mesit dhe Ronaldos?
Po, shumë mirë. Sot luajtëm si ekip. Ndonjëherë luanim shumë ngadalë, por me durim arritëm të shënonim edhe dy gola në pjesën e dytë. Në fund, erdhën tre pikë të tjera.
A jam në lartësinë e tyre? Këto janë fjalë të mëdha. Çdo ndeshje ne përpiqemi të fitojmë. Nëse mund të shënoj gola për të ndihmuar ekipin, aq më mirë. Deri në fund të sezonit duhet të fitojmë çdo ndeshje”, përfundoi Levandovski.