Edhe statistikat kundër Man. Sitit, pranon nga 2 gola në 6 ndeshjet radhazi
Rezultatet e fundit të Mançester Sitit kanë qenë jashtëzakonisht të dobëta, me 5 humbje radhazi dhe një barazim në Ligën e Kampiomnëve që ngjante shumë me humbjen pasi “qytetarët” po fitonin 3-0, por u arritën në minuat e fundit nga Fejnordi në shifrat 3-3.
Kjo ishte hera e parë në historinë e turneut që një skuadër hyn në 20 minutat e fundit duke u mundur me diferencë 3-0 dhe ia del të shmangë disfatën, siç bënë holandezët. Por e dhëna më e frikshme për Sitin, është se për të gjashtën ndeshje radhazi, pëson 2 apo më shumë gola.
Kjo statistikë nuk ishte regjistruar nga skuadra në fjalë që nga maji i viti 1963, në një sezon të cilin Mançester Siti e mbylli duke rënë nga kategoria.