Viktor Gyokeres ‘ka vendosur’ se ku do ta vazhdojë karrierën

Ylli i Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres, raportohet se ka vendosur tashmë se ku do ta vazhdojë karrierën e tij. Gyokeres është një ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë, kjo për shkak të formës së jashtëzakonshme që po tregon në Portugali.

Deri më tani, reprezentuesi suedez ka realizuar 24 gola në 19 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, teksa ka edhe katër asistime. Si rezultat i kësaj forme, Gyokeres është lidhur me një sërë klubesh anembanë botës, duke filluar nga Man. Junajtedi, Liverpulli, Arsenali, Çellsi, Paris Sen Zhermeni dhe Barcelona.

Sidoqoftë, që prej largimit të Ruben Amorim nga Sportingu në drejtim të Junajtedit, mediat e kanë lidhur Gyokeres me një transferim të mundshëm tek ‘Djajtë e Kuq’. Tashmë është raportuar se sulmuesi ka ndarë mendjen se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në të ardhmen.

Siç ka raportuar “The Sun”, synimi i Gyokeres është kalimi në ‘Old Trafford’, në atë që do të ishte një ribashkim me ish-trajnerin Amorim. “SunSport ka kuptuar se Gyokeres ka vendosur që të transferohet në Premier Ligë dhe të ribashkohet me ish-trajnerin Ruben Amorim tek Man. Junajted ”, thuhej mes tjerash në raportin e mediumit anglez.

Kujtojmë se pas kalimit të tij tek Junajtedi, Amorim kishte thënë se nuk do të tentojë transferimin e ndonjërit prej lojtarëve të Sportingut gjatë janarit, por kjo mund të ndryshojë në verë.

LEXO EDHE:

Back to top button