Interi shtang PSZH-në, me përmbysje fantastike

Ndryshe nga çfarë pritej, “zikaltërit” e Inter kanë arritur të surprizojnë “gjigandët” francezë të PSZH-së në miqësoren e “luksit”, të zhvilluar në arenën “Neë National Stadium” të Tokjos, duke i mundur kampionët e Ligue 1, me rezultatin 1 me 2, pas një përmbysjeje fantastike.

Pavarësisht rasteve të shumta në pjesën e parë të sfidës, ndeshja arriti të zhbllokohej vetëm në minutën e 60’ të sfidës, ku pas një pastimi fantastik nga Soler, “lutizani”, Vitinja shtang portierin “zikaltër” me një goditje potente nga jashtë zonë, duke i dhuruar kështu “gjigandëve” francezë avantazhin e kërkuar prej kohësh. Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi dy gola të shpejtë nga Sebastiano Esposito dhe Stefano Sensi, në minutat 81’ e 83’ të sfidës shtangën “parisienët”. Protagonist në këtë ndeshje ishte gjithashtu dhe transferimi më i ri i “zikaltërve”, Davide Frattesi, i cili ishte asistuesi në të dy golat “zikaltër”.

Pas kësaj miqësoreje, tashmë italianët e Interit kanë “testin” e radhës parasezonal më 9 gusht, ku do të përballen me kampionët austriakë të Salzburgut, ndërsa PSZH do të ndeshet paraditen e së enjtes me koreano-jugorët e Jeonbuk.

LEXO EDHE:

Back to top button