Interi synon të marrë Luis Suarez. E përditshmja spanjolle “Marca” raporton se “zikaltrit” tashmë kanë nisur negociatat me njerëzit përreth sulmuesit nga Urauguai, kontrata e të cilit skadon në qershor.
Kujtojmë se bomber uruguaian ishte shumë afër fanellës së Juventusit, verën e kaluar, por e pengoi mospasja e shtetësisë italiane. U mundua të merrte provimin e gjuhës italiane, e pastaj të siguronte edhe pasaportën italiane, por telashet me drejtësinë e shoqëruan, sepse provimi kishte qenë i rremë. Sulmuesi në fjalë ka vendosur të largohet nga Atletiko Madridi dhe Ajaksi, teksa Sevilja dhe një klub brazilian i drejtuan sytë tek ai. Tani, edhe Interi e lakmon, sepse është një sulmues i sprovuar që mund të zbarkojë në “Xhusepe Meaca” me parametra zero.
Sulmuesi i datëlindjes 1987 ka shënuar deri më tani 11 gola në 34 paraqitje me “colchoneros”, këtë sezon.








