Interi vetëm 15 pikë larg titullit kampion, konfirmimi në derbin me Milanin

Pas fitores së fundit në kampionat, Interi mund të nisë numërimin mbrapsht për zyrtarizmin e titullit kampion. Duhet thjesht të vazhdojë këtë ecuri në mënyrë që të certifikojë edhe matematikisht titullin e yllit të dytë në fanellë.

Sipas llogaritjeve të “Corriere Dello Sport” tani zikaltërve iu mungojnë vetëm 15 pikë në 10 ndeshjet që do të luajnë nga tani deri në fund. Tani pas krahëve të Inzagit nuk është më Juventusi i Alegrit, por Milani i Piolit që mori vendin e dytë. Diferenca është 16 pikë me “Djallin”. Nëse Milani dhe Juventusi do të vazhdojnë një ecuri pozitive nga tani deri në fund për të ruajtur të njëjtën diferencë me Interin dhe zikaltrit nuk do të ndalen atëherë mund të bëhet realitet dëshira e tifozëve.

Interi mund ta fitojë titullin kampion pikërisht në derbi kundër Milanit, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e kampionatit italian. Bëhet fjalë për sfidën e 21 prillit. Por është shumë e vështirë të bësh parashikime sepse ecuria dhe fitorja e titullit kampion do të vendoset edhe nga ecuria e kundërshtarëve, jo vetëm e skuadrës që stërvit Inzagi.

E sigurt është që ky titull duket se e ka marrë rrugën drejt Milanos dhe vështirë që të ketë befasi apo surpriza të pakëndshme. Interi ka qenë i pakonkurrueshëm në të gjitha aspektet.

LEXO EDHE:

Back to top button