Interi vuan dhe humb 2 ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Interit ka hyrë në një moment delikat në Ligën e Kampionëve. “Zikaltrit” kanë humbur dy ndeshje radhazi në kompeticionin europian, diçka që nuk kishte ndodhur që nga periudha dhjetor 2021 – shkurt 2022, kur skuadra e atëhershme u mposht nga Real Madridi dhe Liverpulli.

Këtë herë, ekipi i Kivu-s ka dërguar sinjale të qarta ngadalësimi, si në lojë ashtu edhe në rezultate. Pas një starti bindës sezonal, Interi po has vështirësi për të ruajtur ritmin dhe intensitetin, sidomos në fazën ofensive.

Në dy sfidat e fundit, Inter ka krijuar pak raste të pastra shënimi dhe ka pësuar gola në momente kyçe. Lodhja, rotacionet dhe mungesa e vendim-marrjes në metrat e fundit kanë ndikuar dukshëm

Ndeshjet e ardhshme do të tregojnë nëse bëhet fjalë për një periudhë të përkohshme formash apo për një rënie që duhet trajtuar menjëherë.

LEXO EDHE:

Back to top button