Liga e Kampionëve rikthehet me duele që premtоjnë ritëm të lartë, emocione të forta dhe lëvizje të rëndësishme në renditje. Ekipet marrin fushën me objektiva të qarta: disa për të siguruar kualifikimin, të tjerat për të mbajtur gjallë shpresat.
Ndeshja kryesore padyshim se pritet të zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’, ku Real Madridi është nikoqir i Mançester Sitit, në një ndeshje ku pikët janë jetike për të dy klubet.
Lideri i vetëm i ligës, Arsenali do të luajë në udhëtim te Klub Brizhi dhe me një fitore eventuale do ta siguronte vendin në “Top 8”-shen e parë, duke u kualifikuar direkt në fazën e 1/8-tës.
Edhe Paris Sen Zhermeni do ta bënte një hap të madh drejt kualifikimit në rast fitoreje në udhëtim te Atletik Bilbao, klub i cili gjithashtu synon rezultat pozitiv për t’u ngjitur në pozitat që e dërgojnë në ‘play-off’.
Juventusi i Edon Zhegrovës është nikoqir i Pafos, ndërsa ndeshje interesante pritet të luhet edhe në Gjermani, ku Bajer Leverkuzenin e pret Njukasëllin dhe ajo në mes të Benfika-s dhe Napoli. Nga ndeshjet tjera, Borusia Dortmund e pret Bodo/Glimt, Ajaksi luan në udhëtim te Karabaku, Viljareali është nikoqir i Kopenhagës.








