Interi zbulon tjetër super talent nga Brazili

Gjysma e syve të Europës është drejtuar te Markos Paulo. Në këtë garë Interi është në epërsi, madje ka negociata të avancuara për ta sjellë atë në Milano, duke shfrytëzuar situatën e tij kontraktuale. Marrëveshja e të riut në fjalë me Fluminense skadon në qershor 2021 dhe nuk është rinovuar ende, pavarësisht përpjekjeve të menaxhmentit trengjyrësh.

Ende jo 20 vjeç, Markos Paulo do t’i bëjë ato për disa muaj, në fillim të shkurtit. Por, për disa sezone, Fluminense, në vështirësi serioze ekonomike, ka qenë duke u përqendruar fort tek ai. Në fund të fundit, ata që e panë atë të luante në akademinë e të rinjve të klubit nga Rio menjëherë e kuptuan se ishte një talent i vërtetë. Në ekipin U-17, ai ishte “binjaku” i ZHoao Pedro, që sot është në Angli me Uatfordin.

Markos Paulo dha një kontribut thelbësor për ta shpëtuar skuadrën nga rënia në Serie B. 4 gola në 24 ndeshje, përfshirë një dopietë, ishin vendimtarë, ndërsa këtë sezon, ka 3 gola në 20 ndeshje, dy prej të cilave i shënoi të shtunën në mbrëmje kundër Atletico Paranaense.

LEXO EDHE:

Back to top button