Kuvendi duhet të votojë sot propozim-buxhetin për vitin 2021

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të debatojë dhe më pas ta votojë propozim-buxhetin për vitin 2021.

Shumica dhe opozita kanë qëndrime të kundërta për Propozim-buxhetin e vitit të ardhshëm. Sipas shumicës, buxheti siguron shpenzim të arsyeshëm dhe vazhdim të politikave të përgjegjshme dhe se Propozim -buxheti është i përqendruar në mbështetjen e shëndetësisë dhe rikuperimit ekonomik.

Sipas opozitës buxheti i propozuar është joreal dhe se nuk është siguruar konsolidimi financiar, por vetëm se do të rritet borxhi publik.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi para deputetëve theksoi se Propozim-buxheti është real dhe aty ka mjete ku do të jepet efekt dhe rezultate më të mira.

LEXO EDHE:

Back to top button