Interpelanca për Xhaferin dorëzohet nesër

Interpelanca për Xhaferin dorëzohet nesër

Gazetar: Fatlume Dervishi

Interpelanca për kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të dorëzohet zyrtarisht nesër. Partia opozitare kujtojnë se interpelanca vjen pas veprimeve të fundit të Xhaferit i cili mbylli deputetët e opozitës, shkruan Alsat.

“Në shtëpinë e demokracisë, në Kuvend, deputetëve të opozitës ju kufizua e drejta e garantuar për lëvizje të lirë. Kryetari Xhaferi veproi në mënyrë të papërshtatshme sepse bëri shkeljen më të rëndë të kodit për sjellje etike të deputetëve”, tha Dafina Stojanovska, deputete e VMRO-DPMNE-së

Sipas opozitës, Xhaferi nuk është i njëjtë për të gjithë deputetët.

“Në mandatin e tij, vetëm me qëllim të plotësimit të marrëveshjeve të koalicionit, Talat Xhaferi, në punën tij, vepron si deputet i pushtetit dhe jo si kryetar i Kuvendit i cili duhet të bashkëpunojë me koordinatorët e grupeve parlamentare, siç është paraparë me Rregullore”, tha Dafina Stojanovska, deputete e VMRO-DPMNE-së

VMRO-DPMNE-ja thotë se ka më shumë arsye për të kërkuar llogari nga Xhaferi, si mosshqyrtimi i interpelancave të dorëzuara nga opozita për ministrat, mosshqyrtimi i materialeve të seancave plenare ku ka informacione nga opozita, hedhja poshtë e amendamenteve nga opozita, marrja e të drejtës së fjalës nga deputetët, mospërdorimi i maqedonishtes në marrëdhëniet ndërkombëtare, etj.

Xhaferi kishte deklaruar se kishte mbyllur sallën me të drejtën që ja jep Rregullorja për të vendosur rend në seancë. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button