Investitorët kanë përdorur ChatGPT si një këshilltar për investime në aksione dhe rezultatet janë interesante

Investitorët kanë përdorur ChatGPT si një këshilltar për investime në aksione dhe rezultatet janë interesante

Një krahasim i aksioneve të zgjedhura nga ChatGPT dhe aksioneve të fondeve të mëdha na tregon se sa e mirë është AI si investitor.

Kur bëhet fjalë për investimin e kursimeve tuaja, kujt do t’i besoni – fondet e provuara të menaxhuara nga menaxherë me vite përvojë ose inteligjencë artificiale si ChatGPT? Cilado opsion që të vendosni, sigurisht që gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm dhe të bëni kërkimin tuaj për të marrë vendimin më të mirë të mundshëm.

Përgjigjen për këtë pyetje e ka dhënë “CNN” në maj të këtij viti, bazuar në krahasimin e përzgjedhjes së aksioneve nga “ChatGPT” dhe disa prej fondeve më të mëdha britanike të investimeve. Gazetarët ndoqën lëvizjen e portofolit të aksioneve nga fillimi i marsit deri në fund të prillit dhe rezultatet ishin mjaft interesante. Gjatë asaj periudhe, portofoli i 38 aksioneve të ChatGPT fitoi 4.9 për qind, ndërsa dhjetë fondet e përbashkëta më të mira ranë mesatarisht 0.8 për qind gjatë së njëjtës periudhë.

Në “CNN” ata komentuan në atë kohë se “ChatGPT” u tregua një investitor më i mirë në krahasim me menaxherët e fondeve më të mëdha. Sa e suksesshme është inteligjenca artificiale në investime, u përpoq të zbulonte ekipi që hapi llogarinë “The GPT Porfolio” në Twitter dhe vendosi të investojë 50 mijë dollarë në aksione të sugjeruara nga “ChatGPT”.

Nga mesi i majit, kur “AI” filloi tregtimin, deri në fund të muajit të kaluar, vlera e investimeve u rrit me 8.7 për qind, pra u rrit me 4349 dollarë. Gjatë periudhës së fundit, inteligjenca artificiale shiti pesë aksione (përfshirë ato të Tesla-s), ndërsa në portofolin e saj mbajti aksionet e Nvidia, Microsoft dhe McDonalds.

 

 

Shifra prej 8.7 për qind përfaqëson një rritje të shkëlqyer që është më e lartë se ajo e shumë fondeve, por AI ende mbetet pas një prej fondeve më të mëdha në bursë. Siç theksojnë në faqen “Finbold”, gjatë së njëjtës periudhë fondi “SPDR S&P 500 ETF Trust” ka arritur një rritje prej më shumë se 10 për qind.

Ndërsa është interesante të gjurmosh performancën e investimeve të ChatGPT dhe mjeteve të tjera të AI, duhet të kihet parasysh gjithashtu se të dhëna të tilla nuk duhet të shihen si këshilla financiare.

 

LEXO EDHE:

Back to top button