Inxhinierë nga ushtria amerikane do të rinovojnë Krivollakun

Gjatë këtij muaji në Krivollak do të arrijnë anëtarë të batalionit të 15 të inxhinierisë pranë forcave amerikane në Evropë, të cilët së bashku me inxhinierët tanë do të punojnë në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në Krivollak, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, pas takimit me gjeneral-major Xhozef Xherard- zëvendës komandant i forcave amerikane në Evropë.

- Advertisment -

Këtë verë, informoi Shekerinska, stërvitja “Goditja vendimtare 21” do të mbahet në Krivollak, në të cilën do të marrin pjesë rreth dy mijë anëtarë të Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bullgarisë dhe Greqisë, transmeton Alsat.

Gjeneral Majori Xherard vuri në dukje se për shumë vite ushtria amerikane ka pasur një partneritet të fortë me vendin tonë. Sipas tij, Maqedonia ka dëshmuar se është lider në iniciativat rajonale të sigurisë.

“Për momentin ne jemi duke u stërvitur së bashku me Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut dhe shpresojmë të bashkëpunojmë në stërvitje që do të forcojë bashkëpunimin midis dy vendeve tona, tha Xherard.

LEXO EDHE:

Back to top button