Inzagi e rikthen në stol, tifozët nuk e duan Shkrinarin

Duket se sezoni dhe aventura për mbrojtësin sllovak Milan Shkrinuar me fanellën e Interit nuk ka prëfunduar ende. Sipas mediave italiane, mbrojtësi që do të lërë skuadrën zikaltër në fund të këtij sezoni, mund të rikuperojë nga dëmtimi për dy takimet e fundit që Inter do të luajë këtë sezon: Atë ndaj Torino në kampionat dhe ndaj Man. Sitit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sipas “Sportmediaset”, rikuperimi ka shkuar mjaft mirë në aspektin atletik pas operacionit që kreu më 20 prill. Mbrojtësi ka shkuar dje bashkë me skuadrën në Romë për finalen e Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës, por nuk do të luajë. Ndërsa pas disa ditësh do të udhëtojë për në Bordo, për të kryer një vizitë pranë stafit mjekësor që e operoi, për të marrë “OK” përfundimtar të rikthimit në fushë.

Një rikthim i rëndësishëm për trajnerin Inzaghi, sidomos para finales së Ligës së Kampionëve, pasi do të ketë në dispozicion një armë më shumë. Ndërsa për tifozët, Shkriniar nuk e meriton një vend si titullar, pasi do të largohet te PSZH, sezonin tjetër. Gjithsesi, ndaj Torinos e ndaj Man. Sitit, ai do të jetë në stol me shpresën që të aktivizohet, por fillimisht do të marrë aprovimin e stafit mjekësor.

LEXO EDHE:

Back to top button