Japonia, rekord për shpejtësinë e internetit

Japonia, rekord për shpejtësinë e internetit

Inxhinierët në Japoni kanë vendosur një rekord të ri botëror për shpejtësinë e internetit. Shpejtësia në këtë rast është aq e madhe sa mund të shkarkoni thuajse 80 mijë filma në vetëm një sekondë. Shpejtësia e internetit matet kryesisht nga sasi a të dhënave që mund të transmetohen në dy pajisje në një sekondë.

Rekordi në këtë rast është 319 terabit për sekondë. Kjo është sa dyfishi i rekordit të më mëparshëm për shpejtësinë më të madhe të internetit dhe 7.6 milionë herë më shpejt se shpejtësia mesatare e internetit që kemi në shtëpi. Për të arritur rekordin botëror, studiuesit në Institutin Kombëtar të Informacionit dhe Teknologjive të Komunikimit në Japoni zhvilluan një fibër optike eksperimentale me katër bërthama, në vend të një bërthame siç ndodh kryesisht.

LEXO EDHE:

Back to top button