Inzagi: I kënaqur me lojën dhe rezultatin, sfida në Austri do të jetë e vështirë

Simone Inzagi është shprehur i kënaqur pas fitores kundër Salzburgut dhe paralajmëron se udhëtimi në Austri do të jetë po aq i ndërlikuar, por është i kënaqur që Aleksis Sançez ka shfrytëzuar maksimalisht minutat që i pati në dispozicion.

“Është një fitore shumë e rëndësishme për sa i përket kualifikimit. Ishim përballë një ekipi cilësor. Në fillim luftuam për të gjetur formën e duhur, por pasi kaluam në eprërsi e kontrolluam mirë ndeshjen. Ne gjithashtu reaguam pas golit të barazimit, duke marrë një fitore të merituar kundër një ekipi që e dija se do të na shkaktonte probleme,” tha Inzaghi për Sky Sport Italia.

Ky rezultat bën që  Interi të ketë katër pikë më shumë se Salzburgu në grup dhe paraqet një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, por në të njëjtën kohë tregon se udhëtimi në Austri do të jetë shumë i vështirë

“Ne kemi shtatë pikë tani, por është një grup shumë i balancuar dhe çdo ndeshje është e rëndësishme. Tani kemi dy ndeshje radhazi jashtë fushe dhe e dimë se në Ligën e Kampionëve asgjë nuk vjen lehtë. Ndeshja e kthimit do të jetë shumë e ngjashme, Salzburgu ka luajtur kështu për shumë vite. Ne prisnim që Konate të fillonte sonte, por në vend të kësaj ishte Roko Simiç, kështu që ata kanë një sërë opsioneshm” u shpreh tekniku italian.

Interi nuk ka bërë aq shumë rotacione këtë sezon mes lëndimeve, por Aleksis Sançez shënoi kur iu dha mundësia të startonte sfidën.

“Jam i lumtur dhe ai e meriton, veçanërisht për dëshirën që tregoi për t’u rikthyer në Inter. Ai është vendimtar me punën e tij pa top, por ai doli jashtë vetëm sepse më duhej të freskoja fazën e sulmit dhe të inkuadroja Markus Turamin”, përfundoi Inzagi.

LEXO EDHE:

Back to top button