Inzagi: Mund të kishim shënuar edhe më shumë se dy gola

Simone Inzagi gëzon një fitore shumë të çmuar në ndeshjen e prë gjysmëfinale të Ligws sw Kampionwve kundër Milanit, e cila e afron Interin e tij drejt një objektivi që i mungon prej 13 vitesh.

“Kemi pasur një pjesë të parë të jashtëzakonshme, jam shumë i kënaqur. Natyrisht që mund të kishim shënuar edhe më shumë se dy gola, por ishte një ndeshje e shkëlqyer. Ne e dimë se jemi përpara. Por tani është ndeshja e dytë, do të luajmë në shtëpi dhe do të kemi tifozët tanë dhe do të bëjmë një përpjekje për një ëndërr të madhe.

 

Djemtë mbuluan çdo centimetër, ata që hynë dhanë përgjigje të shkëlqyera, kështu realizohen paraqitje të shkëlqyera. Për 72 orë kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Sassuolos dhe do të duhet të jemi të mirë në rikuperimin fizik dhe psikologjik pasi kemi shpenzuar shumë.

 

Mkhitaryan dhe Dzeko?

Ata patën një lojë të mrekullueshme, ata janë të shkëlqyer ashtu si të gjithë të tjerët, bashkë me ata në pankinë që dëshironin të hynin. Një trajner duhet të bëjë shumë për vendimet. Çdo ndeshje ka nga ata që presin të luajnë dhe ndoshta nuk janë të lumtur që nuk aktivizohen, por për mua e rëndësishme është që të gjithë kanë një zemër dhe një dëshirë të madhe për të bërë mirë për këtë fanellë”, është shprehur trajneri i Interit për “Prime Video”.

LEXO EDHE:

Back to top button