Inzagi pret përforcimin e radhës nga Atalanta, për 5 mln euro

Pas ardhjes së Markus Turamit, Davide Fratesi, Jann Bisek dhe Huan Kuadrado, drejtori i përgjithshëm i Inter-it, Xhiusepe Marotta, vazhdon të punojë për të përmirësuar sa më shumë skuadrën.

Objektivi i radhës është Rafael Tolloi, qendërmbrojtësi italo-brazilian në pronësi të Atalanta-s. Sigurisht që ky nuk është një lojtar që do të rriste ndjeshëm cilësinë e Inter-it, edhe sepse po mbush 33 vjeç. Por gjithsesi kemi të bëjmë me një lojtar që ofron garanci dhe që për Atalanta-n nuk është në shitje.

Interi preferon të mos e forcojë situatën, për të mos rrezikuar marrëdhënien e shkëlqyer me familjen Perkasi. Por nëse Tolloi arrin të bindë presidentin e tij, skenari aktual mund të ndryshojë. Nga ana tjetër, qendërmbrojtësi është plotësisht i vetëdijshëm se kalimi tek Inter mund të jetë treni i fundit i madh në karrierën e tij. Dhe objektivisht Tolloi ka treguar se ende mund të bëjë diferencën në nivele të larta. Megjithatë, pavarësisht nga dëshirat e tij, italo-braziliani do të vendosë gjithmonë para gjithçkaje respektin për klubin bergamask.

Interi nuk po nxiton, marrëveshja përfundimisht duhet të materializohet në mënyrën më të natyrshme të mundshme. Kontrata e mbrojtësit të lindur në vitin 1990 skadon më 30 qershor 2024, prandaj mund të mbyllet për 4 deri më 5 milionë euro. Interi pret kohën e duhur për të bërë lëvizjen, ndërsa Simeone Inzagi shpreson të vijë sinjali pozitiv.

LEXO EDHE:

Back to top button