Mickoski: Qeveria e vetëdijshme se nuk mund t’i kalon ndryshimet kushtetuese

Mickoski: Qeveria e vetëdijshme se nuk mund t’i kalon ndryshimet kushtetuese

Gazetar: Adrian Kerimi

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski këmbëngul se në shtator nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. Sipas tij, pushteti është i vetëdijshëm për këtë veprim dhe po tenton të kalon gushtin dhe shtator që opozitës t’i pamundëson kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Beteja është që të kalohet gushti dhe të arrihet shtatori. Kur të arrihet shtatori është e palogjikshme më neve të na kërkojmë zgjedhje në vjeshtë pasi të zgjedhjet e rregullta janë në pranverë. Ata kështu mendojnë dhe planifikojnë që duke u afruar nëntori, VMRO-DPMNE-ja do të mbështet për muri dhe mendojnë se në këtë mënyrë me presion do të ndryshojnë diçka sikur me magji në shtet. Një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM-ja thonë se të gjitha kushtet e opozitës janë plotësuar dhe se tani është koha kur Mickoski duhet të dëshmon nëse është i përcaktuar për BE apo për izolimin e vendit.

“Nëse në të vërtetë kujdesen për interesat shtetërore, atëherë Mickoski dhe DPMNE-ja do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese. Në të kundërtën do të dëshmojnë se janë për izolimin e vendit apo ndoshta edhe punojnë për interesa të huaja që janë në kundërshtim me interesat e vendit”, u shpreh Nenad Kociq, Deputet i LSDM-së.

Nga VMRO-DPMNE-ja theksuan se dorëheqjet dhe presioni ndaj tyre nuk i ndryshojnë mendjen. Sipas tyre, përveç BDI-së, dorëheqje duhet të jep edhe LSDM-ja dhe vendi të shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare menjëherë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button