Ipsuiçi dorëzohet për Brojën, kërkon tjetër sulmues

Transferimi i Armando Brojës në Ipsuiç Taun duket se tashmë ka dështuar edhe zyrtarisht. Lajmet e fundit nga Anglia thonë se tashmë skuadra e sapo inkuadrua në Premier Ligë ka nisur bisedimet me një tjetër sulmues.

Bëhet fjalë për lojtarin Lajl Foster, i cili mund të transferohet te Ipsuiçi për 25 milionë funta, 10 milionë më lirë se Armando Broja (35 milionë funta).

Armando Broja dështoi në testet mjekësore te klubi anglez, pas një problemi në kyçin e këmbës. Tashmë sulmuesi “kuqezi” pritet të gjejë një klub të ri gjatë merkatos së verës e cila mbyllet për pak ditë. Për Brojën ka shumë skuadra të interesuara, por lëndimi i shfaqur në teste mjekësore mund ta lë lojtarin “kuqezi” pa të ardhme momentale.

LEXO EDHE:

Back to top button