Iraku propozon të ndërmjetësojë midis Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës

Iraku propozon të ndërmjetësojë midis Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba ka qenë dje në Irak për herë të parë që nga fillimi i luftës me shpresën për të fituar mbështetje diplomatike.

Bagdadi ka bërë thirrje për një armëpushim dhe ka ofruar të ndërmjetësojë midis Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës, shkruan Skynews.

Por kryediplomati i Ukrainës – vizita e të cilit në Irak shënon të parën nga një ministër i jashtëm ukrainas në 11 vjet – këmbënguli se vendi i tij nuk do të merrte pjesë në bisedimet e paqes nëse Rusia nuk tërhiqet nga territori i saj.

Bagdadi “ka përvojë në komunikim me vendet që kanë tension mes tyre” dhe “është i gatshëm të jetë në shërbim të paqes”, tha ministri i jashtëm i Irakut Fuad Hussein në një konferencë të përbashkët shtypi në Bagdad.

Ndërsa, Kuleba tha se Ukraina e sheh Irakun si “një vend që është i aftë të ndërtojë ura”.

LEXO EDHE:

Back to top button