Iraku thotë se ka arrestuar shefin financiar të IS-it, Sami Jasim al-Jaburi.

Iraku ka deklaruar se ka kapur shefin financiar të grupit Shteti Islamik, gjatë një operacioni jashtë kufijve të tij.

Sami Jasim al-Jaburi është arrestuar në një “operacion kompleks të jashtëm”, nga Shërbimi Nacional Inteligjent, ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi, pa e specifikuar lokacionin se ku është kapur ai.

Ai ka bërë të ditur po ashtu se Jasim, i njohur edhe si Hajji Hamid, ka qenë zëvendësshef i IS-it, nën udhëheqjen e Abu Bakr al-Baghdadit.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar 5 milionë dollarë shpërblim për çdo informacion që mund të çojë në arrestimin e Sami Jasim al-Jaburit.

Në uebsajtin e FBI-së thuhet se ai ishte “i rëndësishëm në menaxhimin e financave të operacioneve terroriste të IS-it”, dhe kishte mbikëqyrur “operacionet e krijimit të të ardhurave të grupit nga shitjet e paligjshme të naftës, gazit, antikave dhe mineraleve” pasi organizata terroriste kishte kapur zona të mëdha të Irakut dhe Sirisë në vitin 2014.

LEXO EDHE:

Back to top button