Iran, çdo 23 sekonda regjistrohet nga një rast i ri me Covid-19

Në 24 orët e kaluara, Irani ka regjistruar 3.825 infeksione të reja ose një rast të ri çdo 23 sekonda, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Në të njëjtën periudhë, Irani regjistroi 211 vdekje të lidhura me koronavirus, që do të thotë se një person vdes çdo shtatë minuta.

Për shkak të rritjes së shpejtë, numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 26,380 viktima, me më shumë se 460,000 të infektuar.

Ekspertët e shëndetësisë kanë bërë thirrje për karantinë të menjëhershme në vend për të kufizuar përhapjen e infeksionit, të cilit presidenti Hassan Rouhani i kundërvihet për shkak të krizës ekonomike të vendit.

LEXO EDHE:

Back to top button