Irani shpall mobilizim të përgjithshëm për shkak të COVID-19

Presidenti iranian Hassan Rouhani shpalli sot një mobilizim të përgjithshëm të kombit dhe qeverisë për t’u marrë me valën e tretë të virusit korona.

- Advertisment -

Ai ndërmori hapin pasi autoritetet shëndetësore njoftuan numrin më të madh të rasteve ditore në vendin më të goditur në Lindjen e Mesme.

“U bëj thirrje të gjitha organizatave qeveritare dhe forcave dhe institucioneve të tjera që t’i vijnë në ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe punonjësve shëndetësor me të gjitha mënyrat,” tha Rouhani në një deklaratë të botuar nga media shtetërore iraniane, raporton Reuters.

Qeveria njoftoi dje se kufizime më të rrepta do të futen në Teheran dhe rreth 100 qytete të tjera në të gjithë vendin nga 21 nëntori. Bizneset dhe shërbimet jo thelbësore do të mbyllen dhe automjetet nuk do të lejohen brenda ose jashtë qyteteve.

Ministria e Shëndetësisë raportoi një rekord prej 12.543 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit dhe 459 vdekje të reja.

Që nga shpërthimi i epidemisë, me koronavirus në Iran janë regjistruar 762.068 raste dhe 41.493 viktima.

LEXO EDHE:

Back to top button