Irina Shayk flet për raportin me babain e vajzës së saj Bradley Cooper

Supermodelja e famshme Irina Shayk ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën “Elle”. 35-vjeçarja ka treguar se ajo dhe ish-partneri i saj, Bradley Cooper, gëzojnë një raport mjaft të mirë për hir të vajzës së tyre. Irina ka thënë se ata e kanë bërë vajzën e tyre 3-vjeçare, Lea, përparësinë e tyre pas ndarjes.

“Unë kurrë nuk e kam kuptuar termin bashkë-prindërim. Kur jam me vajzën time, unë jam 100 për qind nënë, dhe kur ajo është me babanë e saj, ai është 100 për qind babai i saj. Bashkëprindërimi është prindërim“, tha modelja.

Shayk u shpreh se nuk i kushton vëmendje asaj që thotë shtypi për marrëdhënien e tyre.

“Marrëdhënia ime e kaluar, është diçka që më përket mua dhe është private. Është vetëm një pjesë e vetvetes sime të brendshme që nuk dua ta jap. Nëse ata duan të shkruajnë artikuj (për mua), ata po bëjnë punën e tyre. Unë jam përqendruar në jetën time dhe miqtë e mi. Pjesa tjetër është thjesht zhurmë”, shpjegoi Irina.

Burime pranë “Entertainment Tonight” kanë treguar se Shayk dhe Cooper kanë një “marrëdhënie shumë miqësore dhe punojnë si “ekip” për vajzën e tyre”.

“Rutina dhe orari i tyre për bashkë-prindërim po shkon normalisht dhe ata kanë respekt për njëri-tjetrin. Prioriteti i parë i Bradley është Lea dhe Irina është gjithashtu një mami praktike. Ata të dy duan atë që është më e mira për Lea, kështu që është e lehtë për ta që të jenë një ekip në atë drejtim”, tregoi burimi.

LEXO EDHE:

Back to top button