Kurti thotë se ka gjasa shumë të mira që sot të bëhet kryeministër

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se gjasat janë shumë të mira që sot ai të bëhet kryeministër i Kosovës. Ai para fillimit të tryezës së organizuar nga KFOS me temën “Si tutje me dialogun”, ka deklaruar se “Shpresojmë më të mirën, gjasat i kemi shumë të mira”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, ka nisur seanca për konsituimin e Kuvendit dhe legjislaturës së tetë. Ndërkaq, gjatë ditës është raportuar se do të formohet edhe qeveria Kurti 2.

LEXO EDHE:

Back to top button