Ish agjenti i Levandovskit, zbulon dëshirën e polakut

Javët e fundit është folur shpesh për një lamtumirë të mundshme të Robert Levandovskit nga skuadra e Julian Nagelsman, me polakun që përkrah Barcelonën dhe klubet e tjera evropiane, por nëse në parim kjo dukej vullneti i lojtarit.

Mirëpo në orët e fundit është publikuar një version i ri që ndryshon këndvështrimin për atë që po ndodh në Bavari. Telenovela për të ardhmen e Levandovskit pasurohet me një kapitull të ri. Pas deklaratës së agjentit të sulmuesit, Pini Zahavi ku theksonte Bajern nuk respektoi pokalun, pasi kërkonte ta zëvendësonte me Haalland, ditën e sotme një tjetër deklaratë ka marrë vëmendjen.

Ish-agjenti i polakut, Maik Bartel , ka menduar të hedh benzinë zjarrit dhe në rrjetet sociale ka mbetur i hutuar për zgjedhjen e lojtarit, duke kujtuar se ëndrra e tij ka qenë një tjetër skuadër në La Liga.

“Gjithë jetën ke thënë se do të shkosh te Real Madridi dhe tani ndoshta do të përfundoni te Barcelona? Ok”, ka shkruar ish-agjenti i Levandovskit në Tuitter.

Sigurisht, Bartel e di se për çfarë po flet, sepse në vitin 2013, ai u takua me Florentino Perezin kur Levandovski ishte ende duke luajtur për Borusia Dortmund, por operacioni nuk përfundoi.

LEXO EDHE:

Back to top button