Ish futbollistët e Anglisë: Guardiola në vend të Geret Suthgejtit

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka marrë disa kërkesa nga ish-lojtarët e tyre për të emëruar Pep Guardiolën si trajner të Anglisë.

Presioni është rritur mbi Garet Sauthgejt pas një ecurie të mjerë pa fitore, duke përfshirë një humbje të madhe 4-0 ndaj Hungarisë, disfata më e keqe e Anglisë në 12 vitet e fundit. Nëse do t’i pyesnit tifozët anglezë, trajneri i Brajtonit, Graham Poter, do të dukej se ishte kandidati ideal për të marrë drejtimin pas zbatimit të një stili tërheqës të lojës dhe duke e çuar skuadrën e tij në vendin e nëntë në Premier Ligë.

Por, ish-dyshja angleze, Daren Bent dhe Xhek Uilshir kanë një sugjerim dhe besojnë se  Pep Guardiola do të përfitonte më shumë nga skuadra aktuale angleze.

“Unë mendoj se ai mund të bëjë më shumë me ata lojtarë, gjysma e tyre luajnë në ekipin e tij!”, ka thënë fillimisht Bent për “talkSPORT”.

 

“Gareti nuk është një menaxher më i mirë se Pep Guardiola. Gjysma e skuadrës e njeh Pepin më shumë sesa e njohin Garetin sepse janë me të gjatë gjithë kohës. Ju keni Sterling, Stouns, Ualker, Grilish, Foden – ai është gati të ketë edhe Kalvin Filips dhe potencialisht janë gjashtë”, përfundoi ish-sulmuesi.

 

“Unë nuk mendoj se po themi ndonjë gjë të keqe kundër menaxherit aktual, por Pep është më i miri në botë. Nuk mendoj se do të ishte tani për ta bërë këtë, por duke shkuar përpara mendoj se këtë mund ta shihja”, ka thënë Uilshere.

LEXO EDHE:

Back to top button