Ish-futbollisti i Çellsit gjendet i vdekur nën rrënoja e tërmetit

Pas 12 ditëve kërkime të pandërprera, është konfirmuar vdekja e ish-sulmuesit ganez që ka bërë karrierë edhe te Çellsi, Njukaswll dhe Porto. Kristian Atsu nuk e kishte fatin që të nxirrej i gjallë nga banesa e tij, pasi tani trupi i tij i pajetë është nxjerrë nga rrënojat.

Atsu ishte pjesë e skuadrës turke Hatayspor, derisa ishte në banesën e tij në momentin që kishte ndodhur tërmeti dhe që nga ajo ditë përkundër përpjekjeve të mëdha nuk mundej të nxirrej i gjallë. Ka qenë menaxheri i lojtarit, Nana Seshere që ka konfirmuar vdekjen e ish-reprezentuesit të Ganës.

 

“Me zemër të thyer më duhet t’iu njoftoj të gjithë dashamirësve që fatkeqësisht trupi i Kristian Atsu u gjet këtë mëngjes. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij. Do të doja të përfitoj nga ky rast për t’i falënderuar të gjithë për lutjet dhe mbështetjen e tyre”, ka shkruar menaxheri i futbollistit.

 

Të gjithë familjarët e Atsu ndodhen në qytetin e Hatayt duke pritur nxjerrjen e trupit të ganezit.

Por përkundër se trupi i Atsu u gjet, në të njëjtën ndërtesë jetonte edhe drejtori sportiv i Hatayspor Taner Savut, por trupi i tij deri më tani ende nuk është nxjerrë.

LEXO EDHE:

Back to top button