Rrëfehet Georgina Rodriguez: Kristiano Ronaldo ka vetëm një defekt

Në një intervistë për “Sportëeek”, Georgina Rodriguez ka vlerësuar partnerin e saj Kristiano Ronaldo. Sipas modeles dhe influencueses, portugezi është një model i vërtetë për shumë meshkuj. Me shumë përparësi dhe fare pak defekte. Në të vërtetë, vetëm një të metë ka CR7, sipas rrëfimit të 28-vjeçares.

“Kristiano është një super baba dhe partneri më i mirë që mund të ëndërroja ndonjëherë. Defekti i tij i vetëm? Ronaldo nuk gatuan. Ne kemi një kuzhinier, por ndonjëherë gatuaj vetë,” ka thënë Georgina.

 

Cristiano Ronaldo’s family attend the official unveiling as a new member of Al Nassr soccer club in in Riyadh, Saudi Arabia, Tuesday, Jan. 3, 2023. Ronaldo, who has won five Ballon d’Ors awards for the best soccer player in the world and five Champions League titles, will play outside of Europe for the first time in his storied career. (AP Photo/Amr Nabil)

Një nga problemet e para që kishte CR7 në Arabinë Saudite ishte ai i pamundësisë për të gjetur një kuzhinier personal, që do të ishte në gjendje të përgatiste ushqime për shijen e tij. Siç u zbulua nga “Daily Mail” pak kohë më parë, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” po kërkon prej kohësh një kuzhinier të aftë për të përgatitur pjata tradicionale portugeze, por edhe sushi e pica.

Pas disa përzgjedhjeve, Ronaldo arriti të punësonte personin e duhur, i cili sot alternohet me Georgina, së cilës i pëlqen shumë të jetë në kuzhinë.

LEXO EDHE:

Back to top button