Ish-futbollisti italian dënohet me burgim të përjetshëm, vrau të dashurën

Ish-futbollisti italian, Xhovani Padovani, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-së dashurës së tij, Alesandra Mateuçi.

Gjykata e Bolonjës e ka shpallur fajtor Padovanin për ngjarjen e ndodhur më 23 gusht 2022 pranë shtëpisë së ish-çiftit. Gjyqtari i çështjes, Domeniko Paskuarielo, e ka marrë vendimin pas vetëm dy orësh, pavarësisht përpjekjeve të ish-futbollistit dhe modelit për të justifikuar krimin.

Lojtari i atëhershëm i Sankataldese të Serisë D, e plagosi gruan duke e shkelmuar, grushtuar dhe goditur me një çekiç, pastaj me një shkop bejsbolli dhe në fund me një stol që e mori nga një kopsht aty pranë.

LEXO EDHE:

Back to top button