Kreu i Kuvendit, Mitreski nesër do t’i shpallë zgjedhjet

Kreu i Kuvendit, Mitreski nesër do t’i shpallë zgjedhjet

Kryetari i Kuvendit të RMV-së Jovan Mitreski, nesër (e mërkurë, 14 shkurt) do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale, ndërkohë që planifikon paralelisht t’i shpall edhe ato parlamentare.

“Jam konsultuar edhe me KSHZ-në në kuptim të numërimit të ditëve. Sot kam një konkluzion përfundimtar se zgjedhjet presidenciale do t’i shpall me 14 shkurt, dhe kam në plan që të njëjtën ditë t’i shpall edhe zgjedhjet parlamentare”, deklaroi, Jovan Mitreski, në një intervistë për “360 gradë”.

LEXO EDHE:

Back to top button