Ish-gjenerali amerikan: Putin më parë përdor armë bërthamore sesa humb luftën në Ukrainë

Ish-gjenerali amerikan: Putin më parë përdor armë bërthamore sesa humb luftën në Ukrainë

Gjeneral brigadieri amerikan në pension, Kevin Ryan, është një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën Belfer për Shkenca dhe Çështje Ndërkombëtare në Shkollën Kennedy të Harvardit, dhe shpeshherë komenton konfliktin në Ukrainë dhe çështje të tjera botërore.

Ai foli me Shërbimin Gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë rreth asaj se kush dhe pse e ka shkatërruar digën Nova Kahovka dhe si mund të ndikojë në kundërofensivë ukrainase apo çfarëdo plani tjetër në fushëbetejë.

Ai po ashtu foli për dështimet e perceptuara të Perëndimit për të parandaluar presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.

Ryran argumentoi se Putin mund të zgjedhë më parë që të përdorë armë bërthamore sesa të humbë lidhjen tokësore që kanë forcat ruse në jug të Ukrainës, provincat e pushtuara apo Krimenë e aneksuar.

LEXO EDHE:

Back to top button