Ish kampioni i botës është gati të sfidojë Xhon Xhounsin

Xhon Xhouns shënoi debutimin e shumëpritur në peshën e rëndë në eventin “UFC-285”, ku mposhti që në raundin e parë Siril Gane dhe fitoi titullin kampion në këtë Divizion, që ishte vakant. Mes fansave ishte edhe Stipe Mioçiç, i cili jo vetëm që mbante titullin e UFC-së në peshën e rëndë, por e mbrojti atë më shumë herë se çdo kampion tjetër në divizion. Tani ai dëshiron të duelojë pikërisht ndaj Xhounsit.

 

“Xhon Xhounsi e fitoi sfidën dhe i heq kapelën. Gjithsesi, ai duhet të luftojë me mua në korrik. Unë dëshiroja të duelojë për titullin vakant, por për fat të keq nuk e arrita. Dhe tani më duhet të pres deri në korrik. Xhouns është i trupmadh, por unë jam më i madh se kaq, kështu që është në rregull. Do ta nxjerr jashtë kafazit, unë do ta ndaloj atë”, tha Stipe Mioçiç, në një intervistë për ESPN.

Ai që e miraton këtë përballje mes dy ikonave të arteve marciale mikse është edhe president i “UFC”-së, Dana Uajt. Ai u shpreh dakord për ta organizuar këtë duel, madje e konfirmoi atë.

“Nuk e di se kur, por Xhouns patjetër do të luftojë ndaj Stipe Mioçiç. Të shohim se si dhe kur do ta organizojmë këtë përballje të madhe për të dy luftëtarët”, tha presidenti i UFC, Dana Uajt.

LEXO EDHE:

Back to top button