Trajanov propozon formimin e një Agjencie kundër korrupsionit

Trajanov propozon formimin e një Agjencie kundër korrupsionit

Kreu i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov propozon formimin e një Agjencie për të luftuar format e rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Me nismën e dorëzuar në Kuvend, Trajanov thotë se është parashikuar që kjo Agjenci të ketë autorizime policore sipas modelit të FBI-së. Ai ftoi partitë e tjera të kyçen në këtë nismë.

“Në Maqedoni kemi 7 institucione të angazhuar për të luftuar korrupsionin megjithatë ata të gjithë janë të partizuara dhe nuk mund të funksionojë. Prandaj propozoj të firmohet institucion i pavarur i cili sapo të marrë një informacion, qoftë nga opinion, qoftë përmes hetimeve të tij, të fillojë hetimin. Kjo agjenci do të ketë autorizim klasik policor siç e ka FBI-ja në Amerikë. Do të punojë deri në mbledhjen e dëshmive dhe do të dorëzojë kallëzim penal. Pjesëtarët e saj do të kenë të drejta të plota dhe të veçanta policore, do të mund t’i zbatojnë të gjitha masat sipas ligjit për procedurë penale”, deklaroi Pavlle Trajanov, Lidhja Demokratike. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button