Ish kampioni i botës gati për 3 sfida gjatë vitit 2023

Boksieri amerikan Deontej Uajllder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar se këtë vit synon të zhvillojë 3 duele. Edhe pse nuk ka ende asnjë datë të saktë se kur do të rikthehet në ring, janë disa emrat e përmendur si rivalë të mundshëm të Ëilder në ring këtë vit. Emri më i lakuar është ai i Endi Ruiz Jr., gjithashtu ish-kampion bote në këtë Divizion.

“E sigurt është që do të dueloj dy herë: Në maj dhe dhjetor, por nuk e mohoj idenë që të përballem tri herë. Së shpejti do të japim një informacion për sfidën dhe rivalin e radhës”, u shpreh Deontej Uajlder, I cili ka 43 fitore, 2 humbje e 1 barazim në karrierën profesioniste.

Në lidhje me rivalët, ai nuk anashkalon asnjë prej tyre.

“Të gjithë boksierët janë kandidatë. Ne jemi në diskutime me të gjithë, sidomos me ata që janë në “top-10”. Nuk dua të përmend asnjë emër për momentin,” vazhdoi Uajlder.

Boskieri amerikan tha se në planet e tij është edhe sfida ndaj Francis Nganou, ish-kampion bote në peshën e rëndë në artet marciale mikse.

“Me të jemi në diskutim për të gjetur një marrëveshje. Po përpiqemi që të organizojmë dy duele, ashtu sikurse ka kërkuar ai, një në ring dhe një në kafaz”, tha në fund Uajlder.

LEXO EDHE:

Back to top button