Ish-kryeministri pakistanez dënohet me 10 vjet burg për nxjerrje të sekreteve shtetërore

Ish-kryeministri pakistanez dënohet me 10 vjet burg për nxjerrje të sekreteve shtetërore

Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, është dënuar me 10 vjet burg për nxjerrje të sekreteve shtetërore, raporton Skynews.

Vendimi u njoftua nga gjyqtari i gjykatës speciale Abul Hasnat Zulqarnain gjatë një seance të mbajtur në burgun Adiala në Rawalpindi.

Ish-ministri i Jashtëm i Khan, Shah Mahmood Qureshi, gjithashtu u dënua me 10 vjet burg si pjesë e çështjes së kodit.

Kjo vjen teksa vendi përgatitet për të mbajtur zgjedhjet më 8 shkurt.

Khan, një ish-kriketist i kthyer në politikan, ka qenë në burg që nga gushti 2023 për akuza korrupsioni, të cilat ai thotë se janë të motivuara politikisht.

LEXO EDHE:

Back to top button