Ish-kryeministri rus: Fundi i luftës në Ukrainë ka filluar

Ish-kryeministri rus tha se fundi i luftës në Ukrainë është në dukje dhe vlerësoi se Moska po fillon ta humbasë luftën.
Në një intervistë me Sky News , Mikhail Kasyanov tha se tërheqja e trupave ruse nga Kharkiv dhe Kherson ishte “një demonstrim se Putini po e humb luftën”.
“Unë mendoj se brenda disa muajsh do të jetë akti i fundit,” tha Kasyanov, duke shtuar se “është e qartë se Putini nuk dëshiron të ndalet”.
Ai e përshkroi presidentin rus si një fanatik. Megjithatë, ish-kryeministri rus arriti në përfundimin se “fillimi i fundit tashmë ka filluar”.
“The beginning of the end has already started”.
Former Russian prime minister, Mikhail Kasyanov, says Vladimir Putin is “losing the war” in Ukraine but it’s clear the Kremlin “doesn’t want to stop”.#KayBurley: https://t.co/X3flQUBL0r
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 pic.twitter.com/D5KaYTkT4d
— Sky News (@SkyNews) November 14, 2022