Ish legjenda e Realit, gati të ulet në stolin e “Djajve të Kuq”

" "

Trajneri Zinedin Zidan është më i hapur për të zëvendësuar Ole Gunar Solskjaer në krye të Man. Junajtedit. “Djajtë e Kuq” kanë nisur me vështirë këtë edicion, duke arkëtuar vetëm katër pikë nga 18 mundshme në 6 ndeshjet e fundit në Premierligë. Kjo ka ndikuar që bordi i Man. Junajtedit të konsiderojë shkarkimin edhe pse për momentin kanë besim te tekniku norvegjez. Solskjaer e presin disa ndeshje të vështira, përfshirë Viljarreal, Çellsin dhe Arsenal para muajit dhjetor.

“Daily Record”, raporton se Man. Junajtedi që një kohë ka provuar ta bind Zidanen për të pranuar stolin. Tekniku francez njëherë refuzoi, por tani është më i interesuar, aty ku do këtë lojtarë si Kristiano Ronaldo dhe Rafael Varan, si dhe mesfushorin që e kërkoi te Real Madrid, Poll Pogba.

Man. Junajted shpreson të përforcojë skuadrën në verën e ardhshme, por tani e do Zidanin në krye. Thuhet se arsyeja pse Zidan e refuzoi stolin ishte dëshira për të drejtuar kombëtaren e Francës.

LEXO EDHE:

Back to top button