Ish-luftëtari i UFC: Lebron Xhejmsi përdor stimulues

Çael Sonen, një ish-luftëtar i UFC-së që tashmë mbulon edhe detyrën e komentatorit të ndeshjeve në artet marciale mikse, ka konfirmuar disa herë se ka përdorur substanca të ndaluara në karrierën e tij. Në një deklaratë të fundit ai ka zbuluar edhe sekretin e jetëgjatësisë në parket të LeBron Xhejms.

Sipas tij, “king Xejms”, që luan në NBA me Lejkers, përdor stimulues. Ai e konfirmon këtë me faktin se ata kanë të njëjtin person që ua siguron këto substanca të ndaluara.

“Kur lojtarët e tjerë zbulojnë atë që bën, reagojnë duke thënë se nuk ka asnjë rëndësi. Por ata nuk i kuptojnë realisht efektet e këtyre substancave, pasi do të ndryshonin menjëherë mendje”, tha Sonnen.

 

“Unë dhe LeBron kemi të njëjtin shpërndarës dhe e di saktësisht se çfarë përdor. EPO rrit rruazat e kuqe dhe kjo i jep rezistencë një lojtari për të gjithë ndeshjen. Është mbreti i stimulantëve dhe është kjo arsyeja pse çiklistët e përdorin shumë”, tha Sonnen.

 

Ish-luftëtari i UFC-së është i njohur në media për të tilla deklarata, që shpesh kanë lënë vend për diskutime. Gjithsesi, vështirë të marrësh për të mirëqenë këtë deklaratë në lidhje me LeBron Xhejmsin, një nga ikonat e NBA-së, pikëshënuesi më i mirë në historinë e këtij sporti.

LEXO EDHE:

Back to top button