Ish-ministrja e brendshme Gordana Jankulloska lirohet nga burgu

Ish-ministrja e brendshme Gordana Jankulloska lirohet nga burgu

Ish-ministrja e brendshme Gordana Jankulloska lirohet nga burgu Pas tre vjet e një muaj burg, Jankulloska doli nga burgu i Idrizovës. Lirimi i saj nga burgu është bërë me kusht, pas vendimit të Gjykatës së Apelit dhe nuk do të kthehet në burg, nëse deri në tetorin e ardhshëm nuk kryen vepër tjetër penale. Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska, në shtator të vitit 2020, pasi kishte shteruar të gjitha mjetet ligjore për shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg, është dërguar në “Idrizovë”, për të vuajtur dënimin prej katër vitesh si e dënuar në rastin “Tanku”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button