Ish portieri i Shkëndijës forcon KF Ferizaj

Ferizaj ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar dimëror. Skuadra bardhekaltër ndodhet në vendin e fundit në Superligë dhe qëllimi është që në pranverë të mbledhin sa më shumë pikë që t’i shmangën rënies nga elita e futbollit kosovar.

Përforcimi i ri i ferizajasve është portieri i njohur nga Maqedonia, Marko Jovanovski. Gardiani 34-vjeçar ka arritur marrëveshje me Ferizajn. Jovanovski ka një karrierë shumë të pasur duke luajtur për Rabotniçkin, Vardarin, Teteksin, Shkëndijën, Pelisterin, Makedonija GP, Gostivarin e Akademija Pandev së fundmi.

Ndërkohë portieri maqedonasi ka bërë karrierë edhe në Qipro te skuadra Ethnikos, si dhe në elitën e futbollit rumun te skuadra Sepsi. Para Jovanovskit, Ferizaji është përforcuar në afatin kalimtar të janarit edhe me Qlirim Avdulin, Jasmin Mecinoviç si dhe Besar Isenin.

LEXO EDHE:

Back to top button