Rohde: Koha e fundit që Kosova dhe Serbia të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e Brukselit

Rohde: Koha e fundit që Kosova dhe Serbia të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e Brukselit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se pajtohet me këshilltarin e Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet se është koha e fundit që të gjitha marrëveshjet e Brukselit të zbatohen me shpejtësi, duke përfshirë edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ë përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Rohde në një postim në Twitter shkruan se Kosova ende nuk ka prezantuar ndonjë propozim lidhur me krijimin e Asociacionit.

“Largim i serbëve nga institucionet nuk është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit. Kthimi i menjëhershëm është i nevojshëm dhe duhet të lehtësohet nga të gjithë. Dua të nënvizoj se BE dhe SHBA janë plotësisht në linjë këtu!”, shkruan Rohde.

LEXO EDHE:

Back to top button