Ish-presidenti i Gjeorgjisë rrezikon të vdesë në burg

Ish-presidenti i Gjeorgjisë rrezikon të vdesë në burg

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili i cili po vuan dënimin në burg, mund të vdesë nëse nuk merr kujdesin e duhur, paralajmëruan mjekët këtë të premte.

Saakashvili ka hyrë dy herë në grevë urie në muajt e fundit për të protestuar kundër burgosjes së tij.

Kur hyri në grevë për herë, 54-vjeçari nuk konsumoi ushqim për 50 ditë dhe tashmë ka rreth 20 ditë që ka hyrë sërish në grevë urie.

Ditën e sotme, disa mjekë që ekzaminuan Saakashvilin në burg thanë se ai vuante nga një çrregullim i rëndë neurologjik, anoreksia dhe çrregullimi i stresit post-traumatik. Ata kanë kërkuar që Saakashvili të transferohet urgjentisht në një spital.

Saakashvili, i cili udhëhoqi Gjeorgjinë nga viti 2004 në 2013, u arrestua dhe u burgos në tetor 2021 pas kthimit të tij nga Ukrina ku jetoi për 8 vite. Ai u dënua për shpërdorim detyre, por ka mohuar akuzat dhe thotë se burgimi i tij ishte politik.

Arrestimi i tij përkeqësoi krizën politike në Gjeorgji që shpërtheu pas zgjedhjeve parlamentare në 2020, të cilat u fituan ngushtë nga partia në pushtet, por sipas opozitës ishin të manipuluara.

LEXO EDHE:

Back to top button