Kontabilistët apelojnë që deputetët të mos e votojnë zgjidhjen e re ligjore, ja çka përmban

Kontabilistët apelojnë që deputetët të mos e votojnë zgjidhjen e re ligjore, ja çka përmban

Gazetar: Ile Petrevski

Kontabilistët i porositën deputetët që të mos e votojnë propozim-ligjin për realizimin e punëve të kontabilitetit.

Ata akuzojnë se nëse ligji i ri miratohet, aktiviteti do të jetë nën pushtim të plotë, shkruan Alsat.

Ligji parashikon ngritjen e një organi të ri që do të ketë për detyrë të kontrollojë punën e kontabilistëve, i cili duhet të jetë i pavarur në punën e tij.

“Ajo që është mjegullnajë e plotë në këtë këshill është e ashtuquajtura pavarësia e tij dhe në fakt vetë ligji e thotë drejtpërdrejt se ky organ për punën e tij i përgjigjet qeverisë dhe anëtarët e tij janë përfaqësues të Ministrisë së Financave. Për çfarë pavarësie të këtij organi flasim kur puna e tij varet nga qeveria dhe Ministria e Financave”, tha Aleksandra Andreeva – Oda e Kontabilistëve.

Kontabilistët pretendojnë se asnjë nga propozimet kryesore nuk është pranuar nga autoritetet dhe dyshojnë se me ndryshimet mund t’i duhet t’i paguajnë më shumë para shtetit.

“Do të thotë konfiskim përnjëherë i parave tona, për realizimin e interesave personale të dikujt dhe për financimin e organeve represive nën kontrollin e personave të emëruar nga ekzekutivi”, u shpreh Sasho Cvetanovski – Kontabilist i autorizuar.

Ligji kalon në Kuvend me procedurë të përshpejtuar, pra me flamur evropian, por reagimi i kontabilistëve është se nuk shohin asgjë evropiane në propozim-ligjin në fjalë.

Në rast se zgjidhja ligjore kalohet, kontabilistët paralajmërojnë se do të bojkotojnë punën dhe nuk do të zbatojnë zgjidhjen e dëmshme ligjore sipas tyre./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button